21.7 C
New York
Monday, August 25, 2025

Buy now

Ekspertët e komunikacionit: Ka neglizhencë të mbikëqyrjes së rrugës Prishtinë – Podujevë

- Advertisement -

Pavarësisht se u premtua që zgjerimi i rrugës Prishtinë-Podujevë, të përfundojnë sa më shpejtë që është e mundur, e të kryhet me cilësi, punimet se si po zhvillohen, sipas ekspertit të komunikacionit Nol Dedaj, po e vështirësojnë kalimin e automjeteve, e madje po shkaktojnë edhe aksidente.

“Praktikisht ka edhe defekte teknike nëpër segmente rrugore ku janë t’u punu. Për atë kanë ardhë edhe deri tek aksidentet e komunikacionit në disa raste”, thotë Dedaj.
Gjithë këtë, Dedaj po e quan neglizhencë.

“Nuk kanë informacione të caktume drejtuesit e automjeteve mbi përfundimin e punimeve në segmentin rrugor, segmenti me segmentin rrugor nuk janë të ngjitura, rrugët e asfaltime janë me zhavorr etj, e këto krejt janë neglizhencë e mbikëqyrjes së rrugës që i kanë leju që me ardhë deri në këtë situatë”, thotë ai.

Por punimet në magjistralen Prishtinë-Podujevë, po vazhdojnë sipas planit thotë Ministria e Infrastrukturës në një përgjigje për tëvë1.

“Punimet në rrugën Prishtinë-Podujevë, janë duke u zhvilluar sipas planit të paraparë në kushtet e kontratës, ecuria e punës vazhdon të jetë sipas planit dinamik të paraparë konform kushteve të kontratës dhe se punimet do të përfundojnë në vitin 2024”, thuhet nga ministria.

E për përfundimin e kësaj rruge, Qeveria ndau edhe buxhet shtesë.

Në shtator të këtij viti, Qeveria e Kosovës ka ndarë 6 milion euro shtesë për rrugën Prishtinë-Podujevë. E këto mjete u ndanë për të plotësuar shifrën prej 38 milion eurove, sa janë paraparë për përfundimin e kësaj rruge.

Projekti i zgjerimit të rrugës Prishtinë-Podujevë është projekt i cili i ka 5 lote, ku 4 lotet janë zgjerim të rrugës ekzistuese, ndërsa loti i pestë është finalizim i tashmë lotit të mëhershëm që është nga Lluzhani deri në Podujevë.

Të ngjashme

Të fundit