7.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Ekspertët e FDA i thonë “po” vaksinës së Pfizer për fëmijët nga gjashtë muaj deri në katër vjeç

- Advertisement -

Komiteti këshillues i ekspertëve të Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave ( FDA ) këshilloi të mërkurën që vaksina Pfizer kundër Covid-19 t’u jepet  fëmijëve të moshës 6 muaj deri në 4 vjeç. Kjo është grupmosha e fundit që ende nuk mund të vaksinohet kundër koronavirusi në SHBA, si në shumë vende të tjera.

Rekomandimi unanim nga 21 anëtarët e komitetit vjen menjëherë pasi u dha një opinion i ngjashëm për vaksinën e prodhuar nga Moderna për foshnjat dhe fëmijët e vegjël. FDA tani pritet të marrë vendim për të miratuar këto dy vaksina për foshnjat, një vendim që rrallëherë ndryshon nga ai i komitetit.

Fëmijët shumë të vegjël deri më sot janë grupi i vetëm i njerëzve që nuk kanë akses në vaksina, sigurisht që edhe ata sëmuren dhe në raste shumë të rralla mund të jenë në rrezik.

Rekomandimi është për vaksinën e prodhuar nga Pfizer , e cila është në tre doza, për fëmijët nga gjashtë muaj deri në katër vjeç, dhe për vaksinën Moderna, në dy doza, për fëmijët nga gjashtë muaj deri në pesë vjeç.

Testet klinike të Pfizer kanë treguar se vaksina është sigurt për t’u përdorur tek foshnjat dhe fëmijët e vegjël. Në veçanti, rezultatet treguan se tre dozat e vaksinës e bëjnë atë 80% efektive në parandalimin e sëmundjes në këto mosha. Doza e tretë shkaktoi një përgjigje të fortë imunitare dhe u tolerua mirë nga fëmijët me shumicën e efekteve anësore të lehta deri në mesatare.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit