Kaos total me të cilat mund të karakterizohet “eksperimenti” i kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, i nisur sot në kryeqytet.
Eksperimenti për testimin e shndërrimit të të gjithë unazës qendrore në rrugë njëkahëshe, ka shkaktuar kolona të mëdha në kryeqytet, shkruan lajmi.net.
Në disa video të ardhura në redaksinë e lajmi.net, shihet se si në këto rrethana, është e pamundur të dilet nga kolona.
Qytetarë tjerë janë ankuar se kolonat e dendura kanë shkaktuar bllokimin edhe të auto-ambulancave.