8.5 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

“Eksperimentet” e Xavit te Barcelona – përdori 20 formacione të ndryshme këtë sezon

- Advertisement -

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernández, është për rotacionin sa më të madh të lojtarëve të tij, në mënyrë që të mos ngarkohen së tepërmi dhe në të njëjtën kohë, për të mbajtur të gjithë skuadrën të motivuar.

Në ideologjinë e tij “nuk ka njëmbëdhjetëshe standarde” siç theksoi ai të martën pasi mundi Porton dhe vulosi kualifikimin e Barcelonës në 1/8 e finaleve në Champions League.

Xavi ishte gati ta përsëriste atë formacion katër ditë më pas, të dielën në suksesin 1-0 përballë Atleticos së Madridit në La Liga.

Por dëmtimi në sekondat e fundit i Injigo Martinez ndryshoi vendimmarrjen, me Xavi që hodhi në fushë Andreas Christensen.

Me këtë ndryshim, Xavi ka vendosur një rekord nëkëtë sezon, 20 formacione të ndryshme në po kaqndeshje mes kampionatit spanjoll dhe Ligës së Kampioneve.

Xavi vazhdon t’i besojë të njëjtit modul loje, por aktorët ndryshojnë nga ndeshja në ndeshje, teksa sipas llogarive në çdo takim ai bën mesatarisht 3.15 ndryshime në formacion, qoftë për zgjedhjeteknike, qoftë për shkak të mungesave si pasojë edëmtimeve apo pezullimeve.

Ndryshimet e Xavit prekin çdo repart, së fundmi përfshirë dhe portën pas dëmtimit të kapitenit Ter Stegen.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit