Një prej klinikave më të mëdha private në Maqedoni të Veriut dhe një prej adresave më të shpeshta për pacientët kosovarë që kërkojnë shërim jashtë vendit, “Zhan Mitrev” me bazë në Shkup, ishte objekt hetimi i dokumentarit “Gjaku i papastër” i kryer nga “Investigative Reporting Lab” (IRL).
Hulumtimi kishte për bazë 24 raporte të qytetarëve nga Maqedonia dhe Kosova dhe ato janë verifikuar për më shumë se 24 muaj.