9.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Eksod masiv në Ukrainë, gra dhe fëmijë nisen në këmbë drejt kufirit për t’i ikur luftës

- Advertisement -

Gjithmonë e më shumë ukrainasit po largohen nga vendi i tyre për t’i shpëtuar luftës që ka nisur prej orëve të para të mëngjesit të së enjtes.

BBC shkruan se shumica e atyre që arrijnë të kalojnë në anën tjetër të kufirit janë gra dhe fëmijë. Kjo pasi që prej mesnatës së djeshme burrave që futen në moshën e ushtrisë domethënë mes 18 dhe 60 vjeç u thuhet se duhet të qëndrojnë dhe të luftojnë.

Një destinacion i tyre për t’u larguar nga vendi është kufiri me Hungarinë në Beregsurany ku shumica ecin në këmbë, kryesisht hungarezë etnikë me shtetësi ukrainase nga rajoni Transkarpatian i Ukrainës.

Eva, 44-vjeçe mori rrugë drejt kufirit nga fshati i saj 12 km larg bashkë me fëmijët e saj Eniko 11-vjeç dhe Richi 14-vjeç. Burri i saj punon në Budapest.

“Në fshatin tonë u përhap shumë panik. Njerëzit mblidhen në rrugë për t’u larguar. Ka shumë blerje në dyqane”, u shpreh ajo.

“Kemi frikë se rusët do të pushtojnë të gjithë vendin. Frika tjetër është se njerëzit tanë mund të rekrutohen” shton ajo./AbcNews

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit