Këngëtari i njohur, Besart Kelmendi, Gjesti është liruar nga paraburgimi, raporton ekskluzivisht Klankosova.tv
- Advertisement -
Klan Kosova merr vesh se Gjykata Themelore në Prishtinë ka nxjerrë sot aktvendimin për ndërprerjen e masës së paraburgimit ndaj Gjestit, mbi një javë pasi u ndalua mbi dyshimin për incidentin te kompania Onima.
Gjesti do të mbrohet në liri, ndërsa ankesa nuk e shtyn ekzekutimin e këtij vendimi, thuhet tutje në dokumentin që e ka parë Klankosova.tv
Avokatët Artan Qerkini dhe Burim Azemi që janë marrë me mbrojtjen e artistit, me paraburgimin e tij, kanë konsideruar se në bazë të nenit 159 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, i cili përcakton parimin e proporcionalitetit në caktimin e masave të sigurisë, paraburgimi s’ka qenë masë proporcionale.






