3.6 C
New York
Thursday, February 13, 2025

Buy now

Ekskluzive: Kandidatja për guvernatore Shkëndije Himaj ishte bastisur për korrupsion (Dokument)

- Advertisement -

Shkëndije Himaj, kandidate për guvernatore të Bankës Qendrore të Kosovës në vitin 2010 ishte bastisur për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Veriu.info ka siguruar dokumenteve ku shihet se në korrik të vitit 2010 me urdhër të Prokurorisë Speciale Himaj ishte bastisur për korrupsion, ku në atë kohë nga ushtruesi i detyrës së guvernatorit të BQK-së Gani Gërguri ishte suspenduar nga puna.

Veriu.info ka siguruar vendimin për suspendim nga puna, ku thuhej se më 23 korrik 2010 me urdhër të kryeprokurores Isabelle Amal ishte bastisur zyra e zyrtares së Lartë për Mbikëqyrje Financiare Shkëndije Himaj ku nga ta është konfiskuar dokumentacion si dhe dy kompjuterë desktop dhe llaptop.

“Nga kumtesa zyrtare e Policisë së Kosovës dhe EULEX bastisja është ndërlidhur me një hetim financiar për korrupsion ku dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Burime të besueshme bëjnë të ditur se bastisja ndaj Shkëndije Himajt lidhjet me disa transaksione financiare që kjo ka pasur së paku me dy kompani të cilat ajo i ka mbikëqyrur.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit