12.2 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

Ekskluzive: Dorasi i vrasjes në Klinë dyshohet se është djali i ish-kandidatit të LDK-së për kryetar të Klinës

- Advertisement -

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Mujë Krasniqi” Klinë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.

Nga informacionet e para që ka siguruar Sinjali, dyshohet se një person u qëllua në një lokal në qendër të Klinës dhe se një person tjetër ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin e Pejës.

Sinjali gjithashtu ka mësuar se dorasi i vrasjes dhe plagosjes në Klinë dyshohet të jetë djali ish-kandidatit për kryetar të Klinës nga radhët e LDK-së, Besim Hotit.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ku tha se një person ka mbetur i vrarë ndërsa një tjetër i plagosur pas të shtënave me armë në një lokal në Klinë.

“Rreth orës 17:15 policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në sheshin “Mujë Krasniqi” në një lokal sipas informatave të para një person është pa shenja jete vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa një person tjetër është dërguar në emergjencë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit