23.7 C
New York
Saturday, September 6, 2025

Buy now

Ekrem Hyseni: Bulliqi dhe Kurti mashtruan qytetarët e Podujevës për spitalin dhe projektet kryesore

- Advertisement -

Kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni, ka akuzuar Shpejtim Bulliqin dhe kryeministrin Albin Kurti për mosrealizimin e premtimeve të bëra para qytetarëve.

Në një intervistë në “Pressing” të T7, Hyseni tha se nuk janë mbajtur premtimet për Zonën Industriale, Unazën e Qytetit dhe Spitalin e Podujevës. Ai kujtoi një deklaratë të vitit 2021, kur Kurti së bashku me Bulliqin kishin premtuar ndërtimin e spitalit.

“Është një moment kur delë Kurti bashkë me Bulliqin kur thotë se Podujeva do a ketë spitalin e vet, kjo ndodh në vitin 2021, pas kësaj kushtet kanë qenë të favorshme që Podujeva ta ketë spitalin. Është e thjesht ta arsyetojmë pse Podujeva duhet ta ketë spitalin”.

“Kjo ndryshe nuk ka emër tjetër pos mashtrim. Podujeva nuk e ka spitalin që e premtuan”, u shpreh Hyseni.

Të ngjashme

Të fundit