Ekonomisti thotë se ikja e punëtorëve nga Kosova po rritet për shkak të kushteve dhe pagës së ulët: Jetesa këtu, e vështirë

- Advertisement -

Ekonomisti Lulzim Beqiri ka theksuar se pas liberalizimit të vizave po rritet ikja e punëtorëve nga Kosovë.

Sipas tij, arsyet kryesore janë pagat e ulëta, mungesa e kontratave afatgjata, sigurimi shëndetësor dhe kushtet e punës.

Beqiri shton se jetesa në Kosovë është bërë shumë e vështirë me pagat aktuale dhe për çdo vit mbi 30 persona humbasin jetën në vendin e punës, kryesisht në sektorin e ndërtimit, për shkak të mungesës së mbikëqyrjes dhe masave nga institucionet.

“Ka një ikje të punëtorëve nga Kosova, sidomos pas liberalizimit të vizave. Kjo ndodh për disa arsye: së pari janë pagat, që është edhe arsyeja kryesore. Pastaj është çështja e kontratave afatgjata, sigurimi shëndetësor, kujdesi ndaj tyre dhe pushimet. Është e drejtë e tyre që të kërkojnë një jetë më të mirë; në Kosovë, jetesa është bërë jashtëzakonisht e vështirë me pagat aktuale”, tha ai.

“Për çdo vit, mbi 30 persona vdesin në vendin e tyre të punës, sepse nuk ka masa nga institucionet e Kosovës. Për shembull, në sektorin e ndërtimit nuk ka mbikëqyrje dhe kryesisht viktimat janë nga ky sektor. Në momentin që ndodh një lëndim apo diçka e tillë, të gjitha shpenzimet duhet t’i mbulojë vetë punëtori, gjë që i bën ata të mos punojnë në Kosovë dhe të ikin jashtë vendit”, tha Beqiri për GazetaBlic.

Të ngjashme

Të fundit