-2.5 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Ekonomistët konsiderojnë se partneriteti me BE-në duhet të rritet gjatë vitit 2023

- Advertisement -

Viti 2022, regjistroi shifra rekorde sa i përket shkëmbimit të mallrave me vendet e tjera.

Sipas të dhënave të ASK-së në vitin 2022 Kosova eksportoi mallra rreth 900 milionë euro, ndërsa importoi rreth 5 miliardë euro.

Ndërkaq sipas infografikës të publikuar nga Instituti GAP, Kosova eksportoi dyshekë, dyer dritare, energji elektrike, naftë, vajra dhe vetura me miliona euro.

Ekonomisti, Naim Huruglica thotë se vërehet një stabilizim në importin e eksportin e mallrave.

“Vitin e kalum importi ka pas një rritje të eksportit në vlera ka pas një rritje më shumë se 20%, në këtë vit trendet janë tjera ka një rënie, nuk po vazhdon trendi i rritjes me atë që ka qenë në periudhën e vitit 2022 po vrehet një stabilizim, nëse inflacioni stabilizohet edhe ndoshta bien çmimet mund të kemi rënie edhe të eksportit dhe importit së paku për tre mujorin e parë të këtij viti, pra ka stabilizim”, thotë Huruglica.

Tutje, gjatë vitit 2022 ishin dhjetë partner tregtarë të Kosovës, derisa ekonomisti Jakup Bellaqa konsideron se partneriteti duhet të rritet këtë vit.

“Partnerët dhe përqindja në importe e eksporte përafërsisht munden me qenë të njëjtë, kanë kontrata të caktuara me partnerë e kompani me kontrata afat shkurtër e afat mesëm sepse afat gjatë nuk munden me inflacionin e lartë nuk mund të hynë as partnerët sepse çmimet munden me ndryshu andaj në afat mesëm apo të shkurtër partnerët mund të jenë të njëjtë, partneriteti duhet të rritet edhe më shumë nga vendet e rajonit dhe BE”, deklaroi Bellaqa.

Ndryshe, te produktet më të importuara më së shumti renditen shufrat e hekurit apo çelikut, cigaret, pijet freskuese, medikamentet, mishi, biskotat dhe produktet e tjera të bukës.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit