Pavarësisht diskursit politik me tone nacionaliste nga Qeveria Kurti, të dhënat ekonomike tregojnë një varësi të theksuar nga tregjet serbe.
Sipas analizës së Shenoll Muharremit, bazuar në statistikat zyrtare të Doganës së Kosovës, nga janari i vitit 2021 deri në qershor të vitit 2025, Kosova ka importuar gjithsej 212.18 milionë euro grurë, misër dhe miell.
Prej kësaj shume, 148.92 milionë euro – apo 70.2% e totalit – kanë ardhur nga Serbia, ndërsa nga Shqipëria importet kanë qenë minimale, me vetëm 948 mijë euro, që përfaqëson 0.45% të totalit.
Postimi i plotë:
Ekonomia nuk e njeh retorikën nacionaliste të qeverisë
-Kemi importuar €212 MILIONË Grurë, Misër e Miell gjatë Qev Kurti II
-Nga Serbia €148,924,076.78 apo 70.2% të vlerës totale
-Nga Shqiperia më pak se 1 milion (€948,444.48) apo 0.45%
Sot kam shiqu sa kemi importuar nga jashtë Grurin, Miellin dhe Misrin. Sipas të dhënave zyrtare të Donagës, Kosova ka importuar nga janari 2021 deri në qershor 2025 gjithsejt €212,185,797.00 Grurë, Misër dhe Miell.
Nga vlera e përgjithshme e importit, rreth €148,924,076.78 apo 70.2% nga viti 2021 deri sot kemi impotuar nga Serbia. Në krahasim, më pak se 1 milion euro ka qenë importi nga Shqiperia (€948,444.48) apo me një përqindje të përgjithshme prej 0.45%.
Importi: Grur, Miser, Miell
2025 (Jan-Qer): €21,591,421.09
2024: €41,883,944.70
2023: 52,493,455.88
2022: 56,416,798.55
2021: 39,800,176.78
Gjithsejt: €212,185,797.00
Viti |
Vlera e Importit (€) |
2025 (Jan–Qer) |
21,591,421.09 |
2024 |
41,883,944.70 |
2023 |
52,493,455.88 |
2022 |
56,416,798.55 |
2021 |
39,800,176.78 |
Totali |
212,185,797.00 |