Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Egzon Kelmendi, ka paraqitur propozime për zhvillimin e ekonomisë së Kosovës, duke potencuar rëndësinë e investimeve në ekonominë familjare.
Sipas Kelmendit, ekonomia në familje është më e shpërndarë dhe profitabile, duke ofruar mundësi të mëdha për zhvillim dhe rritje të qëndrueshme.
“Ekonomia në familje është ekonomia më e shpërndarë profitabile,” ka thënë Kelmendi, duke përmendur disa pika kyçe që mund të sjellin përfitime të mëdha për vendin.
Ai ka renditur disa aspekte që do të përmirësojnë situatën ekonomike:
- 70% e tatimit në fitim tani po paguhet nga bizneset, dhe investimi në këto familje do të sjellë pjesëmarrje në profit neto të krijuar.
- Ky investim do të sjellë zhvillim për fshatin, fermerët dhe fshatarët.
- Do të ndalojë ekzodin në qytete dhe shtete të jashtme.
- Do të rrisë punësimin për tërë familjen.
- Do të zvogëlojë qarkullimin e makinave për të shkuar në punë.
- Do të shtojë blerjen e produkteve nga bizneset investuese.
Kelmendi ka deklaruar se ky projekt do të jetësohet dhe implementohet në tërësi me mbështetje të kryeministrit të ardhshëm, Ramush Haradinaj