“Ekonomia e Kosovës është para fundosjes”

- Advertisement -

Pos ekspozitës të Shkëlzen Gashit, e cila ngjalli reagime të forta lidhur me pasaktësinë e të dhënave të paraqitura në Masakrën e Dubravës, por edhe të tjerat, sot në konferencë për media të thirrur nga shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, u fol edhe për ekonominë dhe rritjen e çmimeve.

Tahiri në fillim të kësaj konference u shpreh se “Ekonomia e Kosovës është para fundosjes”.

Ai theksoi se rritja e çmimeve është goditja jashtëzakonisht e madhe për qytetarin.

“Herën e kaluar kemi folur për tema që ndërlidhen me naftën. Sot do të flasim për tema të cilat burimin e kanë raportet kredibile të institucioneve të Kosovës, këtu të ekonomisë së Kosovës. Të nderuar gazetarë, të nderuar qytetarë të Kosovës. Kjo është rritja vjetore e bruto produktit vendor nga viti 2010 deri në vitin 2025. Shikoni domethënë ku ka qenë rritja, shikoni ku është rritja në vitin 2025. A ju kujtohet që qeveria e Kosovës, ministrat, zëvendëskryeministrat, kryeministri thoshin që Kosova e ka rritjen ekonomike më të madhe në rajon? Kush është duke gënjyer këtu? Të dhënat empirike, apo ata që pretendojnë që vendi më i varfër në rajon e ka rritjen më të madhe ekonomike? Kjo tregon për indikatorë bukur seriozë të cilët lidhen me këtë temë. Kur flasim për çmimet e konsumit dhe goditjen e tregut”, tha Tahiri.

“Ajo që dua t’ju them është se rritja e çmimeve të konsumit është goditje jashtëzakonisht e madhe për qytetarin e Kosovës, por diku-diku është edhe për tregun. Pse? Qytetarët e Kosovës normal kur janë çmimet e larta blejnë më pak. Çka nënkupton prodhim ka më pak. Çka nënkupton ekonomi ka më pak. Dhe çka nënkupton se bizneset janë duke u përballur me ulje të qarkullimit dhe me rënie të shitjes dhe rritje të stokut se s’ka para me ble, sepse çmimet janë të larta. Dhe kur flasim për çmimet e kostos jetësore, duke u nisur nga çdo gjë që ne kemi në shtëpi si produkt ditor, një botë e papërballueshme për secilin qytetar, për ata njerëz që janë në punë, e lëre më për ata që jetojnë me të ardhura nga socialiteti, nga skemat sociale”, u shpreh deputeti gjatë konferencës.

Të ngjashme

Të fundit