“Kosova po lulëzon, Gjermania fatkeqësisht buzë recesionit”, ishte deklarata më së buti thënë zbavitëse e Albin Kurtit sot gjatë fushatës zgjedhore në Podujevë, për çka Shenoll Muharremi, një nga operuesit më kompetentë me shifra në vend e kthue sërish në tokë.
Jo katër herë, tha Muharremi, por 414 herë është ekonomia e Gjermanisë më e madhe se e Kosovës.
Postimi i plotë:
Mësime nga Fushata Zgjedhore 😆
Lënda: Kriza e Ekonomisë së Gjermanisë, Lulëzimi i Kosovës
Pasiqë sonte e mësuam në fushatë zgjedhore që “Ekonomia e Kosovës po lulëzon, e Gjermania në krizë”.. të mësojmë pak nga kjo punë më shumë:)
-Sipas IMF/FMN (janar 2025) ekonomia e Gjermanisë në vitin 2025 ka me qenë $4.92 trilion. E Kosovës ka qenë 10.5 miliardë euro 2024, po supozojmë 11 miliardë shkojmë në vitin 2025 (rreth 11.88 miliardë USD).
-Ekonomia e Gjermanisë është jo 4x më e madhe se e Kosovës po hic më pak se 414 herë më e lartë.
Sa është bre ky dallim, 414 herë më e madhe se ajo e Kosovës?:
-1 trilion sekonda janë 11,574,074 ditë (rreth 31,709 vjet).
-1 miliard sekonda janë 11,574 ditë (rreth 31.7 vjet).
-Pra, nëse 1 miliard sekonda është një jetë njerëzore, 1 trilion sekonda është historia e qytetërimit!
Ekonomia e Gjermanisë = Epoka e Historisë
Ekonomia e Kosovës = Një jetë njerëzore