Sot (e hënë) në Gjykatën Speciale do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Paradite, mbrojtja e Jakup Krasniqit do të vazhdojë me paraqitjen e deklaratave përmbyllëse.
Pas mbrojtjes së Krasniqit, trupi gjykues ka dy orë kohë që të parashtrojë pyetje për palët dhe pasdite radhën do ta ketë prokuroria.
Kujtojmë së deklaratat përmbyllëse i kanë paraqitur prokuroria, e cila ka kërkuar 180 vjet burgim për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin. Pas Prokurorisë, deklaratat përmbyllëse i kanë paraqitur avokatët e Thaçit, Veselit dhe Selimit.
Ata kanë kërkuar që ish-liderët e UÇK-së të shpallen të pafajshëm.






