-1 C
New York
Monday, February 16, 2026

Buy now

Ekipi mbrojtës i Jakup Krasniqit vazhdon edhe sot me paraqitjen e deklaratave përmbyllëse

- Advertisement -

Sot (e hënë) në Gjykatën Speciale do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Paradite, mbrojtja e Jakup Krasniqit do të vazhdojë me paraqitjen e deklaratave përmbyllëse.

Pas mbrojtjes së Krasniqit, trupi gjykues ka dy orë kohë që të parashtrojë pyetje për palët dhe pasdite radhën do ta ketë prokuroria.

Kujtojmë së deklaratat përmbyllëse i kanë paraqitur prokuroria, e cila ka kërkuar 180 vjet burgim për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin. Pas Prokurorisë, deklaratat përmbyllëse i kanë paraqitur avokatët e Thaçit, Veselit dhe Selimit.

Ata kanë kërkuar që ish-liderët e UÇK-së të shpallen të pafajshëm.

 

Të ngjashme

Të fundit