Sot, me Ekipin FC Kosova Regensburg të shoqëruar nga Gjeneral Sami Lushtaku, komandant Jetullah Geci dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës Ganimete Musliu, vizituam familjen e presidentit Hashim Thaçi, ku si gjithmonë baca Haxhi na priti me gëzim e zemrën plotë me dashamirësi e ngrohtësi, raporton Scanner.
Si gjithëher te baca Haxhi e djemtë e tij shohim krenari e burrëri. Ky prind luftëtari e di më mirë se kush do, se ajo që po ndodh në Hagë vazhdon të jetë çmim i lirisë që po paguhet me mungesën e sakrificën që po e paguajnë presidenti me bashkëluftëtarët tanë.
Prandaj, prindërit, fëmijët dhe familjet e tyre janë të fortë, kokëlartë e krenarë për ata që e udhëhoqën Kosovën drejt lirisë dhe pavarësisë.
Krenar me UÇK-në dhe luftën saj të drejt, të pastër e të lavdishme!
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=252852820776834&id=100081563547888&mibextid=Nif5oz