Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka realizuar trajnime të përbashkëta me Forcat e Armatosura të Turqisë, ku janë realizuar trajnimet specialistike në përdorimin e armëve të këmbësorisë “Trajnimi i armës automatike’’ dhe “Trajnimi për snajper”.
“Qëllimi i trajnimeve është ngritja e profesionalizimit të pjesëtarëve dhe ngritja e kapaciteteve të këmbësorisë. Forcat e Armatosura të Turqisë në kuadër të bashkëpunimit në vazhdimësi kanë dhënë kontributin e tyre në ngritjen profesionale dhe teknike të FSK-së.” – thuhet ndër të tjera në njfotim.