Disa komuna të vendit janë përballur sot me vërshime dhe përmbytje pas reshjeve të mëdha të shiut, në mesin e të cilave edhe Drenasi.
Kanal 10 ka publikuar pamje nga momenti kur ekipet emergjente në këtë komunë kanë shpëtuar nga përmbytja disa turistë nga Shkodra, përcjell Reporteri.net.
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, njoftoi më herët se rrugët aktualisht janë të pakalueshme në tri drejtime: Drenas-Komoran, Drenas-Guri i Plakës dhe Drenas-Kroi i Mbretit.
“Rruga e vetme e kalueshme aktualisht është rruga Drenas – Çikatovë e Re – Ura e Balecëve – Baicë – Damanek – Krajkovë – Llapushnik dhe dalje në magjistrale. Kujdesi duhet shtuar edhe te kalimi i urave tjera në komunën tonë, sepse, ka mundësi që uji ti ketë dobësuar ato”, ka shkruar Lladrovci






