6.7 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Ejup Maqedonci ka takuar Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Polonisë, Władysław Kosiniak- Kamysz

- Advertisement -

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci  në margjinat e  Forumit Defense24 ka takuar  Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Polonisë, Władysław Kosiniak- Kamysz.

Ministri Maqedonci, homologun polak Kamysz e ka informuar rreth situatës së sigurisë në vend dhe rajon, gjersa ka shprehur  shqetësimin e tij për militarizimin e Serbisë dhe 48 bazat e ushtrisë dhe xhandarmërisë serbe të vendosura përgjatë vijës kufitare me Kosovën, e gjithashtu dyshimin e bazuar me rastin e sulmit në Banjskë që grupet terroriste po mbështeten nga strukturat e sigurisë të shtetit të Serbisë me qëllim për të shkaktuar destabilizimin e Kosovës dhe Ballkanit në përgjithësi.

Duke qenë të vetëdijshëm se lufta në Ukrainë kërcënon sigurinë e përgjithshme të Evropës, ai ka theksuar se Kosova do të vazhdojë të ofrojë mbështetjen e pakursyer për Ukrainën brenda kapaciteteve tona shtetërore.

Të dy ministrat u dakorduan që është tejet e rëndësishme të vendoset bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe Polonisë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit