Në Kuvendin e Kosovës sot është duke u zhvilluar seanca e radhës e jashtëzakonshme. Në këtë seancë edhe sot të pranishëm nuk janë deputetët e pozitës, saktësisht deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Kjo seancë është thirrur nga opozita pas publikimit të disa bisedave që Dejona Mihali nga Vetëvendosje kishte bërë me ish-kryeshefin e KeK-ut, Nagip Krasniqi.
Po ashtu aty do të diskutohet për publikime të tjera ët cilat lidhen me ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
E në Kuvendin e Kosovës deputetët në shenjë proteste kanë vendosur kapela të shumta, duke iu referuar bisedës së Mihalit, ku i thoshte Krasniqit që të shkonte në takim me kapelë.
“Ejani… pa kapela! 🙂 #KREJTdheDREJT#mosututni“.