Futbollistët e Premier League nuk do të udhëtojnë më me autobus, por do të duhet të paraqiten për ndeshjet e radhës me makinat e tyre personale.
Ndërkohë, skuadrat që shkojnë në transfertë me avion, do të duhet të testojnë futbollistët përpara nisjes së fluturimit.
Kjo lëvizje e drejtuesve të futbollit anglez bëhet për të shmangur infektimet me variantin e ri të Covid-19, Omicron.
Vetëm në javën e kaluar, në Premier League janë regjistruar 72 raste të reja.