Ditëlindja e Big Mames ka mbledhur disa nga personazhet më të komentuar të momentit, kryesisht të fushës së muzikës dhe televizionit.
Këngëtarja ka festuar e rrethuar nga njerëz, të cilët i konsideron shumë pranë zemrës. Padyshim, nuk kishin si të mungonin edhe ish-banorët e “Big Brother VIP”.
Ndër ta ishte edhe çifti shumë i dashur nga publiku, Dj Dagz dhe moderatorja, Einxhel Shkira. Kjo e fundit publikoi në Instastory një foto të Big Mames dhe Dagz dhe i quajti me një fjalë “kinga”.
Kujtojmë që lidhja mes dyshes është komentuar pafund, pasi jo të gjithë besonin te ndjenjat e tyre.