Moderatorja e njohur, Einxhel Shkira, është gjithmonë e komentuar për lidhjen e saj me Dj Dagz.
Sot, ajo ku uruar kunatën e saj, Aurora, me rastin e ditëlindjes, duke i drejtuar disa fjalë që të gjithë do të donin t’i dëgjonin.
“Jo 100 vjeç po i uroj sa t’i dojë zemra dhe sa të ketë fuqi të jetojë, rrofsh sa malet o Malo dhe ti realizohen absolutisht te gjitha ëndrrat dhe dëshirat e saj. Të jetë sa më e arrirë dhe e suksesshme ashtu si asaj i ka hije se është me të vërtetë një vajzë për tu admiruar dhe sigurisht shëndet dhe lumturi, janë më të rëndësishmet. Aurora të puth fort”, tha Einxhel.

Gjatë intervistës në “Live From Tirana”, ajo ka folur edhe për marrëdhënien me Dj Dagz, me të cilin u njoh brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Einxhel zbuloi se aktualisht jetojnë bashkë herë në Tiranë dhe herë në Prishtinë, në varësi të angazhimeve.
