8.9 C
New York
Monday, February 24, 2025

Buy now

Einxhel flet pas operacionit, a do të rikthehet moderatorja në shtëpi?

- Advertisement -

Incidenti i Einxhel, ku ajo theu krahun teksa luante në shtëpi, u diskutua edhe në spektaklin e sotëm të “Big Brother VIP”.

Para se të diskutonte me banorët, moderatorja Arbana Osmani tregoi, se operacioni ka përfunduar me sukses.

Banorët treguan se shumë prej tyre fillimisht nuk e kishin marrë seriozisht, por më pas e kishin kuptuar se nuk ishte aspak një shaka.

Pas kësaj, Arbana u lidh me Einxhelin, e cila është ende në spital, nën kujdesin e mjekëve pas ndërhyrjes.

“Jam shumë mirë”, tha moderatorja, nga dhoma e spitalit.

Ajo tregoi se nuk ishte faji i banorëve që nuk e kishin marrë seriozisht, pasi ishte vetë ajo që nuk donte të hapte panik, duke mos bërë askënd merak, as familjarët që e shihnin nga ekrani.

Einxhel i falënderoi banorët për shërbimin dhe tha se janë shumë humanë, e se nuk kishte dyshim për këtë.

Sakaq, mjekët do të vendosin se nëse ajo do të rikthehet në shtëpi, megjithatë Arbana i pyeti banorët nëse ata pranojnë të rikthehet, meqë do të duhet të kujdesen.

Ata pa hezituar thanë “Po”, duke i uruar shërim të shpejtë Einxhelit.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit