Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka reaguar pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit, duke theksuar se vetëm respektimi i Kushtetutës dhe procedurave do të mjaftonte për të zhbllokuar situatën politike.
“Sikur politikanët të kishin respekt për Kushtetutën, ligjin dhe funksionimin e shtetit, sot Kuvendi do të ishte konstituar dhe qytetarëve do t’u rikthehej besimi në institucione,” tha Miftaraj.
Ai përmendi një skenar të mundshëm ku me kthimin në votim të hapur, kandidati i Vetëvendosjes për kryetar Kuvendi do të merrte mbështetje të gjerë, duke hapur rrugën për nominimin e Albin Kurtit për formimin e qeverisë dhe përforcimin e partneritetit ndërkombëtar të Kosovës.
Sipas Miftarajt, për këtë nuk nevojiten ndryshime të mëdha – vetëm vullnet politik dhe lënia anash e inateve e interesave partiake.