Home Lajme Ehat Miftaraj: Kosova është udhëhequr në mënyrë kaotike, VV më shumë ka pasur interes t’i sulmoj dhe përdhos institucionet

Ehat Miftaraj: Kosova është udhëhequr në mënyrë kaotike, VV më shumë ka pasur interes t’i sulmoj dhe përdhos institucionet

0
Ehat Miftaraj: Kosova është udhëhequr në mënyrë kaotike, VV më shumë ka pasur interes t’i sulmoj dhe përdhos institucionet
2024-ta është viti i fundit i mandatit të Qeverisë Kurti 2. Në prag të këtij fundviti në një intervistë për Gazetën Express njohësi i çështjeve juridike, Ehat Miftaraj, flet për punën e qeverisë dhe kuvendit.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka kritikuar Qeverinë Kurti dhe legjislaturën aktuale, të tetën më radhë, për punën e tyre gjatë këtij viti.

Ai ka thënë se projektet kryesore të Qeverisë kanë dështuar, duke përmendur Vettingun, Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, Projektkodin Civil.

Miftaraj shtoi se në bazë të një vlerësimi fillestar të IKD’së “numër i madh i kandidatëve në lista për deputetë nga LVV dhe AAK janë në procedura penale”.

Ai ka thënë se prej shpalljes së pavarësisë secila legjislaturë në Kuvendin e Kosovës ka qenë më e dobët në aspektin profesional të deputetëve që kanë marrë mandatin.

Sipas Miftarajt, në katër vite Kosova është udhëhequr në “mënyrë kaotike”.

“Me fjalë të tjera në katër vite Kosova është udhëhequr në mënyrë kaotike ku partia në pushtet më shumë interes ka pasur të sulmoj dhe përdhos institucionet se sa për të arritur rezultate për përmirësimin e sundimit të ligjit apo qeverisjes së mirë.”

Intervista e plotë:

Gazeta Express:  2024’ta është viti i fundit i mandatit të Qeverisë Kurti 2. Si e vlerësoni punën e kësaj qeverie përgjatë katër viteve e në veçanti gjatë vitit 2024?

Ehat Miftaraj: Instituti i Kosovës për Drejtësi në kuadër të programeve të saj të sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë ka monitoruar punën e institucioneve të drejtësisë, qeverisë së Kosovës dhe Kuvendit në mënyrë sistematike duke publikuar raporte, analiza dhe reagime gjatë viteve që mbulon edhe kjo legjislaturë. IKD ka bërë edhe analizë të përmbushjes së programit qeveritar në fushat që lidhen me sundimin e ligjit dhe qeverisjes së mirë, projektet kryesore të kësaj qeverie kanë dështuar.  Edhe pse është dhënë si premtim elektoral se faza e parë e Vettingut do përfundojë gjatë katër viteve, ende nuk ka filluar, për më tepër amendamenti kushtetues nuk është votuar nga Kuvendi i Kosovës. E njëjta ka ndodhur edhe lidhur me reformën në sistem prokurorial dhe premtimi për çkapjen e këtij sistemi.  Edhe byroja për konfiskimin e pasurisë së paligjshme si premtim elektoral nuk është realizuar gjatë katër viteve të kësaj qeverie. Për më tepër të gjitha këto iniciativa ligjore kishin konsideruar qoftë kundërkushtetuese apo që kufizonin të drejtat dhe liritë e njeriut disa here nga Gjykata Kushtetuese apo Komisioni Evropian. Sikurse, kritika të mëdha kishin ardhur nga shoqëria civile, partneret ndërkombëtarë dhe raportet vendorë dhe ndërkombëtare lidhur me qasjen e pushtetit se si i ka trajtuar këto procese.

Gazeta Express: A mund të konsiderohet kjo legjislaturë si më e dobëta?

Ehat Miftaraj: Fatkeqësisht, që nga shpallja e pavarësisë e tutje secila legjislaturë në Kuvendin e Kosovës ka qenë më e dobët në aspektin profesional të deputetëve që kane marr mandatin, me mungesë të theksuar debatit parlamentar dhe me integritet të kontestuar të një numri të madh të deputetëve.

Gazeta Express: Nëse kthehemi 4 vite pas, në cilat fusha ka dështuar e në cilat ka përparuar Kosova gjatë qeverisjes së VV’së?

Ehat Miftaraj: Gjatë këtyre viteve është dëshmuar se kjo qeveri ka pasur probleme serioze në planifikim të duhur, mungesë të dëshmuar të përvojës dhe ekspertizës në qeverisje, mos besim dhe kulturë të theksuar të ndërhyrjes në pavarësinë institucionale të institucioneve të pavarura.  Me fjalë të tjera në katër vite Kosova është udhëhequr në mënyrë kaotike ku partia në pushtet më shumë interes ka pasur të sulmoj dhe përdhos institucionet se sa për të arritur rezultate për përmirësimin e sundimit të ligjit apo qeverisjes se mire.

Si asnjëherë më parë Kosova është udhëhequr me UD të shumicës se pozitave të larta të shërbimit civil, duke u kritikuar edhe nga komisioni Evropian përmes raportit të progresit. Edhe përkundër faktit se partia në pushtet sa ishte në opozitë e kishte kritikuar qasjen e tenderëve njëburimorë, e njëjta më ardhjen në pushtet kishte filluar ta zbatoj të njëjtin në praktikë, duke e ditur se ky lloj I tenderëve një burimorë është burim kryesor I korrupsionit.  Dhe krejt në fund në numrin e madh të skandaleve dhe korrupsionit në këtë qeveri si asnjëherë më parë e kemi përjetuar qasjen institucionale të kryeministrit dhe partisë ne pushtet që iu ka dalë në mbrojte institucionale personave të arrestuar apo dyshuar për afera korruptive.

Gazeta Express: Cilat janë pritshmëritë e tuaja për deputetët që do të marrin ulëset në Kuvend pas zgjedhjeve të 9 shkurtit?

Ehat Miftaraj: Ajo çka duhet të shpresojmë në zgjedhjet e 9 shkurtit është që qytetarët të mos votojnë kandidatë që janë subjekt i procedurave penale të korrupsionit apo veprave tjera penale në mënyrë që të ndalet praktika ku deputetë apo ministra të qeverise kohën të madhe të kalojnë nëpër salla të gjykatave. Në bazë të një vlerësimi tonë fillestar numër i madh i kandidatëve në lista për deputetë nga LVV dhe AAK janë në procedura penale .

Exit mobile version