Ai ka thënë se opozita aktuale që është në Kosovë është shumë e dobët e ku i ka treguar edhe arsyet.
“Ne në Kosovë fatkeqësisht kemi një opozitë, shumë shumë shumë të dobët, një opozitë që nuk është në gjendje të hapë debate publike, nuk është në gjendje të hapë tema që janë në interes për publikun, kur kemi një opozitë shumë të dobët. Partitë opozitare po mendojnë që populli një ditë do të lodhet nga qeverisja e Lëvizjes Vetëvendosje edhe do të votojnë për ta, unë besoj që edhe qeverisja e partisë në pushtet e bënë më të mirë nëse do të kishim një sy kritik më të madh nga opozita, se kjo do të thotë është demokracia, dhe kjo nuk është vetëm në Kosovë është në çdo shtet, sa më shumë kërkues është opozita, media, shoqëria civile nga partia në pushtet qeverisja është më e mirë”, ka deklaruar ai.
E po ashtu Miftaraj, gjatë bisedës ka thënë se, qeveria aktuale nuk ka transparencë radikale por mbyllje radikale.
“Puna e miedias e shoqërive civile është të jetë kritike nga pushtetit, kritikat tek ne pastaj fatkeqësisht tek dikush kuptohet armiqësi, edhe qytetarët edhe publiku duhet ta kuptojë që secila ministri në kuadër të qeverisë, kuvendi, presidenca, zyra e kryeministrit kanë një numër të madh të këshilltarëve që duhet të komunikojnë me publikun,. Cka ndodh me këtë qeverisje është që nga premtimi elektroral që do të ketë transparencë radikale kemi mbyllje radikale, mund të them që IKD, cdo vit nga viti 2013 e këtej çdo vitë ka bërë 500 deri në 100 kërkesa për dokumente publike në institucione të ndryshme dhe të njëjtën e bëjmë me këtë qeveri, po mund të them që 90% të kërkesave i marrim përmes Agjencisë për Informim dhe Privatësi, sepse thjesht nuk përgjigjen ministritë e nuk përgjigjet qeveria”, ka thënë Miftaraj në emisionin “EPILOGU”, prodhim i Gazetës Infokus.