Reagimet e akterëve të mediave dhe aktivistët për lirinë e shprehjes reaguan menjëherë pas lajmit duke i quajtur këto veprime si të rrezikshme dhe të pakuptimta.

Ehat Miftaraj në një reagim të tij në Facebook është shprehur se anëtarët e KPM-së duhet të shfrytëzojnë të gjitha rrugët ligjore për të evituar këtë shkarkim përfshirë edhe mos pjesëmarrjen në këtë takim për të pamundësuar kuorumin.

“Është e pakuptimtë dhe ska logjikë juridike te iniciohet shkarkimi i kryetarit që ka mandat vetem edhe pesë ditë.Arbirtrariteti duhet të parandalohet duke respektuar proceduren dhe mjetet qe lejon ligji ne fuqi”, ka shkruar ai.

Kujtojmë që Kosova ka rënë në 19 vende në indeksin vjetor për lirinë e shtypit nga vendi i 56-të në vendin e 75-të në botë.

Ja postimi i plotë: