5.2 C
New York
Friday, November 14, 2025

Buy now

Egzon Sahiti banor i shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4?

- Advertisement -

Tiktokeri i njohur shqiptar, Egzon Sahiti ka ngjallur sërish reagime për pjesëmarrjen e tij në Big Brother VIP Kosova 4.

Ai ka postuar një foto të zezë në Instagram, të cilës ia ka bashkuar një sy që ngjan me atë të “vëllait të madh”, duke shkruar: “A ki me hi sivjet a jo?”.

Kështu, tiktokeri i cili numëron mbi 300 mijë ndjekës në këtë rrjet social, ka bërë me dije se kjo është pyetja që i bëhet më së shpeshti, pasi edhe në edicionin e kaluar, ndjekësit i kërkonin të futej brenda shtëpisë.

Megjithatë, nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar se kush mund të jetë pjesë e edicionit të katërt i cili nis më 17 nëntor.

Ndonëse ka emra që aludohen në internet, personazhet do t’i kuptoni vetëm të hënën, ndaj bëhuni gati për t’u pozicionuar para ekraneve.

Të ngjashme

Të fundit