Egzon Pacolli, sekretar i përgjithshëm i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka hedhur akuza të rënda ndaj ministrit në detyrë të Kulturës, Hajrulla Çeku, duke e cilësuar atë si “hajn” për shkak të shpërblimeve të dyshimta financiare ndaj familjarëve të tij dhe të deputetëve të VV-së.
Pacolli thotë se Çeku ka ndarë mbi 257 mijë euro për vëllain e tij, ndërkohë që sipas tij, bashkëshorti i deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, ka përfituar rreth 52 mijë euro nga ministri në detyrë.
Gjithashtu, ai ka akuzuar Çekun se ka ndarë 255 mijë euro për motrën e deputetit të VV-së, Artan Abrashi.
“Ky nuk është Hajr, ky është Hajn!”, ka shkruar ndër të tjera Pacolli.
Postimi i plotë:
Hajrulla Ceku, e ka shpërbly me
257 mijë euro vëllaun e vet,
255 mijë euro motrën e deputetit Artan Abrashit,
52 mijë euro burrit të Fitore Pacollit.
Ky nuk është Hajr, ky është Hajn!