4.9 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

Egzon Kelmendi: Nuk po na zënë sallat as në fshatrat e Dukagjinit, kjo na jap fitore dhe përgjegjësi

- Advertisement -

Tashmë i njohur me hapa të sigurt edhe në rrugëtimin dhe sprovën politike, Egzon Kelmendi – biznesmeni i njohur kosovar nga brezi i gjeneratës së re dhe djali i Presidentit të ‘Elkos Group-Etc’, Ramiz Kelmendit, i cili po garon drejt ulëses së Kuvendit të Republikës së Kosovës, me numrin 60-të në listën AAK-Nisma dhe të tjerët 137, ka deklaruar se nga ajo që po sheh në çdo takim elektoral, nëpër të gjitha fshatrat e rrafshit të dukagjinit, koalicionit që udhëhiqet nga Ramush Haradinaj dhe atij personalisht si Deputet i mundshëm, i japin fitore por edhe përgjegjësi.

 

‘Në secilin fshat të dukagjinit, sikur edhe në tërë Kosovën. kemi një elektorat masiv dhe çka është me rëndësi, fort të bindur në drejtimin për ndryshim me ne. Kjo ndodhi dhe këtë mbrëmje në fshatin e skajshëm në Nepolë. Mbrëmë në Nabërgjan dhe Zahaq. Vitomirica ishte përplot. Po vlon shpirti i njerëzve që kanë nevojë me pa një ndryshim, i cili ju sjellë punë konkrete dhe zhvillim të hovshëm ekonomik. Këto tashmë i kanë gjetur tek numri 137. Sallat e mbushura plot, ne na japin fitore por edhe përgjegjësi. Pra, titoren tonë të 9 shkurtit, ne do ta kthejmë me punë e investime.’-deklaroi Egzon Kelmendi për ‘RADIO 1’, duke komentuar takimet elektorale të këtyre dy ditëve të fundit.

Egzon Kelmendi në listën AAK-Nisma dhe të tjerët me numër 137, garon me numrin 60-të

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit