Kandidati për deputet i AAK, Egzon Kelmendi, bashkë me kryetarin Ramush Haradinaj, ka pritur në selinë e Aleancës, në një takim lamtumirës ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, z. Jeff Hovenier, raporton Scanner.
Kelmendi ka shkruar se Hovenier është një mik i madh i Kosovës dhe një zë i fuqishëm në forcimin e marrëdhënieve tona me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-së janë gurthemel i progresit dhe stabilitetit në vendin tonë”, shkruan Kelmendi.
Postimi i plotë:
Sot bashkë me kryetarin Ramush Haradinaj, pritëm në selinë e Aleancës, në një takim lamtumirës ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, z. Jeff Hovenier.
Z. Hovenier është një mik i madh i Kosovës dhe një zë i fuqishëm në forcimin e marrëdhënieve tona me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E falenderuam nga zemra për kontributin e tij të vyer në konsolidimin e demokracisë dhe përkrahjen e vazhdueshme për popullin tonë.
Marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-së janë gurthemel i progresit dhe stabilitetit në vendin tonë, dhe ato do të vazhdojnë të thellohen edhe më shumë në vitet që vijnë.
I uroj ambasadorit Hovenier suksese të mëtejshme në angazhimet e tij të ardhshme dhe shpreh mirënjohjen e popullit të Kosovës për gjithçka që ka bërë për vendin tonë.