9.1 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Egzon Kelmendi i bashkangjitet listës së AAK-së

- Advertisement -

Ramush Haradinaj ka njoftuar se afaristi Egzon Kelmendi do t’i bashkangjitet listës për kandidat për deputet të AAK-së, shkruan Scanner.

Egzon Kelmendi është afarist i suksesshëm, pronar i Fabrikës “Piki” dhe djali i biznesmenit Ramiz Kelmendi!

Nē prezantimin e tij, Haradinaj ka thënë se Egzon Kelmendi, duke ndjekur gjurmët e babait të tij Ramizit, ka treguar se si inovacioni dhe shpirti ndërmarrës mund të çojnë në zgjerim të biznesit dhe depërtim në tregjet e huaja. Kjo është rruga që duhet të ndjekim për të ndërtuar një Kosovë të fortë ekonomikisht.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Elkos Group, udhëhequr nga familja Kelmendi, vazhdon të jetë një shembull i shkëlqyer i sipërmarrjes së suksesshme vendore. Ky grup, që është ndër punëdhënësit dhe taksapaguesit më të mëdhenj në vend, është shtyllë e rëndësishme e ekonomisë sonë.

Egzon Kelmendi, duke ndjekur gjurmët e babait të tij Ramizit, ka treguar se si inovacioni dhe shpirti ndërmarrës mund të çojnë në zgjerim të biznesit dhe depërtim në tregjet e huaja. Kjo është rruga që duhet të ndjekim për të ndërtuar një Kosovë të fortë ekonomikisht.

Me kënaqësi ju njoftoj se Egzoni do të jetë pjesë e listës së Aleancës dhe koalicionit tonë, si kandidat për deputet, duke sjellë ekspertizën e tij të çmuar në shërbim të zhvillimit të vendit tonë.

Me këtë frymë, ne angazhohemi të krijojmë një Kosovë që jo vetëm gjeneron vende të reja pune, por edhe shndërrohet në një forcë eksportuese. Vizioni ynë për anëtarësimin direkt në NATO përmes Planit Aksional, shpejton këto synime, që do ta bëjnë më të mirë jetën për qytetarët e Kosovës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit