6.3 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Egzon Kelmendi: Do të përfaqësoj me përgjegjësi të gjithë ata që besojnë për një Kosovë më të fortë

- Advertisement -

Kandidati i AAK-së Egzon Kelmendi, ka qenë i pranishëm në tubimin e AAK në Prizren, duke thënë se “Prizreni i Lidhjes Shqiptare, simbol i unitetit dhe qëndresës tonë kombëtare”,

“Në Prizrenin ku historia takohet me kulturën dhe traditat e pasura u pritëm ngrohtësisht nga qytetarët ku prezantuan synimet e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për një shtet më të fortë”, shkruan Kelmendi.

Postimi i plotë:

Prizreni i Lidhjes Shqiptare, simbol i unitetit dhe qëndresës tonë kombëtare!

Në Prizrenin ku historia takohet me kulturën dhe traditat e pasura u pritëm ngrohtësisht nga qytetarët ku prezantuan synimet e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për një shtet më të fortë.

Prizreni ka potencial të jashtëzakonshëm, dhe do të angazhohem që ky potencial të mbështetet dhe promovohet me projekte konkrete që forcojnë ekonominë vendore, turizmin dhe trashëgiminë kulturore.

Angazhimi im është të përfaqësoj me përgjegjësi të gjithë ata që besojnë për një Kosovë më të fortë, më të drejtë dhe më të zhvilluar.

Bashkë për një të ardhme më të mirë, ku historia dhe trashëgimia jonë do të jenë bazament për zhvillim dhe progres!

https://www.facebook.com/share/p/15RU324frN/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit