Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, Egli Tako, ka realizuar një fotosesion të ri.
E veshur me një fustan të shkurtër të zi e kapelë në kokë, bukuroshja e njohur mori gjithë vëmendjen.
“Ngeli pak bakllava nga Bajrami”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë postimit.

Të shumta qenë reagimet e ndjekësve, të cilët e komplimentuan në mënyra të ndryshme.
E veç kësaj, ajo këto ditë mori vëmendje të madhe për shkak të një drame me këngëtaren Filloreta Raçi – Fifi.
Projektet e tyre të përbashkëta u fshinë nga YouTube dhe u tha se u ndërpre bashkëpunimi mes tyre.
Pas daljes nga BBVA 4, Tako ishte nën menaxhim nga Fifi, por që tani do të vazhdojë si artiste e vetme.