Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, Egli Tako, është rikthyer fuqishëm në skenën muzikore.
Artistja, e njohur për vokalin e saj të ndjeshëm dhe për emocionin që përcjell në çdo projekt, ka paralajmëruar këngën e saj më të re, e cila do të vijë si bashkëpunim me një artist tjetër.
Ndërsa detajet rreth partnerit muzikor nuk janë zbuluar ende, fansat kanë filluar të spekulojnë mbi emrat që mund të jenë pjesë e këtij projekti, duke rritur edhe më shumë pritshmëritë.
“O jetë, po vjen kënga e radhës”, ka shkruar ajo në një postim në InstaStory.