21.7 C
New York
Wednesday, October 8, 2025

Buy now

Egli Tako gati për publikimin e këngës së re

- Advertisement -

Egli Tako, ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, ka njoftuar se së shpejti do të sjellë për publikun projektin e saj më të ri muzikor.

Kënga titullohet “Nëse t’kujtohem” dhe sipas informacioneve të Albanian Post, ajo do të publikohet javën e ardhshme, e shoqëruar me videoklip.

Pas disa projekteve që ka prezantuar që prej daljes nga reality show, Egli këtë herë vjen me një qasje të re dhe me bashkëpunëtorë të ndryshëm, duke treguar vendosmërinë për të ndërtuar identitetin e saj muzikor.

Publiku tashmë pret me kureshtje lansimin e “Nëse t’kujtohem”, që pritet të shënojë një tjetër hap të rëndësishëm në rrugëtimin artistik të Eglit.

Të ngjashme

Të fundit