27.2 C
New York
Tuesday, July 8, 2025

Buy now

Egli Tako befason me ndryshimin e fundit në pamje, shfaqet me flokë kaçurrele portokalli

- Advertisement -
Këngëtarja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, Egli Tako, ka befasuar ndjekësit e saj me një ndryshim të guximshëm në pamje.

Ajo është shfaqur së fundmi me një stil krejtësisht të ri të flokëve: kaçurrela voluminoze në një nuancë të ndezur portokalli.

Ky transformim i veçantë nuk është i rastësishëm.

Egli ka bërë të ditur se look-u i ri vjen si pjesë e përgatitjeve për videoklipin e saj të fundit, i cili pritet të publikohet së shpejti.

Artistja ka preferuar të sjellë diçka ndryshe këtë herë, duke eksperimentuar jo vetëm me tingullin muzikor, por edhe me paraqitjen vizuale.

Fansat kanë reaguar menjëherë në komente, duke komplimentuar ndryshimin dhe duke shprehur padurim për publikimin e këngës së re.

Ky ndryshim duket se është vetëm fillimi i një faze të re për këngëtaren, e cila prej daljes nga Big Brother është rikthyer fuqishëm në muzikë dhe është më aktive se kurrë në skenën artistike.

E mbetet të shihet nëse edhe vetë projekti muzikor do të jetë po aq i zjarrtë sa stili i ri i Eglit.

Të ngjashme

Të fundit