23.2 C
New York
Tuesday, April 22, 2025

Buy now

Egli reagon për herë të parë pas Big Brother – a e përmendi Gjestin në mesazhin e saj?

- Advertisement -

Egli Tako është shpallur finalistja e katërt e edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania.

Gjatë qëndrimit të saj në shtëpi, Egli përjetoi një rrugëtim plot dinamika, emocione, drama dhe momente të bukura.

Pas daljes nga spektakli, ajo ka reaguar për herë të parë përmes një postimi në rrjetet sociale, duke falënderuar të gjithë për mbështetjen e madhe që ka marrë.

Në veçanti, Egli ka shprehur mirënjohje për producenten e programit, Sara Hoxha, për mundësinë që i është dhënë.

Postimi i plotë i Eglit:

Çdo fund është një fillim i ri. Me përfundimin e kësaj eksperience, kam shtuar një kapitull të paharrueshëm në librin e jetës sime.

Faleminderit nga zemra, publiku im, për dashurinë dhe mbështetjen tuaj të pakushtëzuar. Ju më keni bekuar, dhe ju dua pafund, secilin prej jush.

Mezi pres të jem pranë jush për të përjetuar gjithë këtë dashuri që më keni dhuruar.

Ëndrra vazhdon.

E juaja, Egli

Të ngjashme

Të fundit