Një nga situatat më të komentuara në “BBV” ditët e fundit ka qenë raporti mes Erjolës dhe Romeos. Dyshimet se ata mund të kenë simpati për njëri-tjetrin nisën nga Graciano, por kjo temë është hapur dje edhe nga Egla. Teksa ndodhej në oborr, Egla ka ngacmuar fillmisht Gracianon në lidhje me idenë që ai pati që mes dyshes mund të ketë pëlqim. Më pas Egla ka pyetur drejtpërdrejtë Romeon nëse ai dhe Erjola kanë patur diçka jashtë.
Romeo i është përgjigjur Eglës që ai dhe Erjola njihen sepse punojnë në të njëjtin institucion por që mes tyre nuk ka patur asgjë më tepër.
Pjesë nga biseda:
Egla: Tani Graciano punon në të njëjtin vend si ti dhe Erjola. Graciano ka ngritur një hipotezë shumë të rëndë, duke të thënë nëse e ke fiksim. Nga ana tjetër, ti Erjolës i kë duruar një gjë që për ty është shumë e rëndë (referuar këtu momentit kur Romeo e lagu me pije në gjoks). Dhe tani po të pyes sepse ti nuk më përgjigjesh, as Graciano nuk më përgjigjet. Historia duket shumë e çuditshme, ka diçka që nuk shkon. Po të pyes Romeo, ke patur ndonjë njohje?
Romeo: Je shumë intrigante.
Egla: Nuk jam intrigante. Unë dola në një deduksion, duke qenë se jeni tre njerëz që punoni në një vend. Pyeta në prezencë të të treve ju, jo mbas krahëve