16 C
New York
Monday, November 18, 2024

Buy now

“Egjipti planifikonte t’i dërgonte Rusisë fshehurazi 40 mijë raketa”

- Advertisement -

Detaje të reja vijojnë të dalin në dritë pas publikimit të një sërë dokumentesh konfidenciale të Pentagonit në rrjetet sociale.

Sipas gazetës The Washington Post, Egjipti kishte planifikuar dërgimin e 40,000 raketave fshehurazi në Rusi. Presidenti Abdel Fattah El-Sisi urdhëroi prodhimin dhe transportin e armëve, pavarësisht se është një nga aleatët më të afërt të Uashingtonit në Lindjen e Mesme. Presidenti Sisi mësohet se u ka thënë zyrtarëve që të mbanin sekret prodhimin dhe dërgimin e raketave “për të shmangur problemet me Perëndimin”. Për të vlerësuar shkallën e informacionit të rrjedhur dhe për të shqyrtuar se kush kishte akses në të, sekretari amerikan Lloid Austin ka ngritur një grup pune.

Ndërkohë, CNN ka shqyrtuar 53 dokumente të zbuluara të cilat përmbajnë një gamë informacionesh se si SHBA spiunon vendet aleate dhe ato kundërshtare. Këto dokumente përmbajnë të dhëna sekrete për luftën që Rusia po bën në Ukrainë. Ndërsa një dokument tjetër zbulon se Uashingtoni ka spiunuar edhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky ndërsa mësohet se Kievi tashmë ka ndryshuar disa nga planet e saj ushtarake për shkak të rrjedhjes së informacioneve.

Zbulimi i këtyre informacioneve të ndjeshme sipas ekspertëve përfaqëson shkeljen më të rëndë të sigurisë kombëtare të Uashingtonit në shumë vite.

“Kjo është hera e pestë në histori që ka një rrjedhje të tillë të informacioneve të ndjeshme. Por kjo me siguri është një nga  rastet më të rënda deri më tani”.

Në Shtëpinë e Bardhë, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, u tha gazetarëve se ka ende shumë pikëpyetje që kërkojnë përgjigje për nxjerrjen në publik të këtyre materialeve.

“Nuk dimë se kush është pas kësaj. Nuk dimë motivin. Dhe nuk dimë çfarë ka tjetër që qarkullon”.

Sakaq, Departamenti i Mbrojtjes  dhe Departamenti i Drejtësisë kanë ngritur një hetim për këtë çështje. /Klan News/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit