Presidenti egjiptian Abdel Fattah El-Sisi thotë se një armëpushim në Gaza është urgjentisht i nevojshëm, madje edhe përpara se qeveria e Izraelit të miratojë plotësisht marrëveshjen me Hamasin këtë mbrëmje.
Ofensiva e Izraelit në Gaza po vazhdon ende, pasi kabineti i Izraelit ende nuk e ka konfirmuar marrëveshjen e arritur këtë mëngjes midis Hamasit dhe Izraelit.
Presidenti i Egjiptit i bëri këto komente ndërsa priti në Kajro një delegacion amerikan, përfshirë të dërguarin e Lindjes së Mesme, Steve Witkoff, dhe këshilltarin Jared Kushner, sipas një zëdhënësi presidencial.
“Presidenti El-Sisi theksoi urgjencën kritike për të zbatuar menjëherë armëpushimin në Rrip pa pritur nënshkrimin e marrëveshjes përkatëse”, thuhet në një deklaratë nga zyra e tij.
Ndërkohë, Hamasi ka thënë sot se grupi shpall fundin e luftës, duke pretenduar se kjo shënon fillimin e një “armëpushimi të përhershëm”, shkruan Skynews.