3.4 C
New York
Sunday, January 19, 2025

Buy now

“EGI Group” po merr pjesë në panairin Private Label Manufactures Association në Çikago

- Advertisement -

Kompania më e madhe në vend e prodhimit, EGI Group, është duke marrë pjesë në panairin Private Label Manufactures Association në Çikago nga data 13 deri me 15 Nëntor, raporton Scanner.

Në këtë panair bëhet promovimi i bizneseve dhe produkteve inovative nga i gjithë globi.

Produktet e EGI Group (Pi&Ki) i gjeni në shtandin: F-2044.

“EGI Group është duke marrë pjesë në panairin Private Label Manufactures Association në Çikago nga data 13 deri me 15 Nëntor, i cili bën promovimin e bizneseve dhe produkteve inovative nga i gjithë globi.
Produktet e EGI Group (Pi&Ki) i gjeni në shtandin: F-2044. Jeni të mirëseardhur të na vizitoni!”, thuhet në njoftimin e Kompanisë.

Ndryshe, EGI Group ka bërë investime gjigante në sektorin e prodhimit për t’i dhënë Kosovës fabrikat më moderne me makineritë e fjalës së fundit të teknologjisë.

Në vitin 2017 filloi prodhimin e produkteve të cilat bartin markën Pi&Ki ku shumë prej tyre për një kohë shumë të shkurtër u rradhitën si produkte lider në tregun vendor.

Egi Group përfshinë 6 Fabrika ushqimore me 11 linja të ndryshme prodhimi: Fabrika e kikirikut, Fabrika e Biskotave, Fabrika e Pastave, Fabrika e Çokokremit, Fabrika e Smokit (flipsave) dhe Fabrika e Patatinave. Fabrika për prodhimin e Faculetave të lagura dhe të terura, Fabrika për prodhimin e Folieve dhe Letrave për pjekje dhe Fabrika e Qeseve të plastikës.

Prodhimet e tyre realizohen me përpikëri në mbikqyrje të stafit profesional dhe standardeve të prodhimit HACCP dhe ISO 22.000 dhe 9001.

Duke besuar në cilësin e produkteve dhe profesionalizëm, kjo kompani nga viti 2018 filloi eksportin në Evropë dhe Amerikë. /Scanner/


Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit