Home Ballina “Egi Group” pjesë e panairit ndërkombëtar Gulfood ne Dubai World Trade Center 2023

“Egi Group” pjesë e panairit ndërkombëtar Gulfood ne Dubai World Trade Center 2023

0
“Egi Group” pjesë e panairit ndërkombëtar Gulfood ne Dubai World Trade Center 2023

Kompania më e madhe në vend e prodhimit, EGI Group, do të jetë pjesë e panairit ndërkombëtar Gulfood ne Dubai World Trade Center, i cili do të mbahet nga data 20 deri me 24 Shkurt në Dubai
Produktet e EGI Grourp (Pi&Ki) i gjeni në :
Hall: Al Mustaqbal Plaza,
Stand: HP2-134
Location Dubai World Trade Centre – Google Maps:https://goo.gl/maps/i7DPuUEMUMxvNfLy6
Jeni të mirëseardhur të na vizitoni.
Ndryshe, EGI Group ka bërë investime gjigante në sektorin e prodhimit për t’i dhënë Kosovës fabrikat më moderne me makineritë e fjalës së fundit të teknologjisë.

Në vitin 2017 filloi prodhimin e produkteve të cilat bartin markën Pi&Ki ku shumë prej tyre për një kohë shumë të shkurtër u rradhitën si produkte lider në tregun vendor.

Egi Group përfshinë 6 Fabrika ushqimore me 11 linja të ndryshme prodhimi: Fabrika e kikirikut, Fabrika e Biskotave, Fabrika e Pastave, Fabrika e Çokokremit, Fabrika e Smokit (flipsave) dhe Fabrika e Patatinave. Fabrika për prodhimin e Faculetave të lagura dhe të terura, Fabrika për prodhimin e Folieve dhe Letrave për pjekje dhe Fabrika e Qeseve të plastikës.

Prodhimet e tyre realizohen me përpikëri në mbikqyrje të stafit profesional dhe standardeve të prodhimit HACCP dhe ISO 22.000 dhe 9001.
Duke besuar në cilësin e produkteve dhe profesionalizëm, kjo kompani nga viti 2018 filloi eksportin në Evropë dhe Amerikë..

Exit mobile version