Prishtina ka fituar ndaj Gjilanit me rezultat 2-1, në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.
Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Jalen Blesa në minutën e 43’. Me këtë gol ka përfunduar pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Gjilani e ka barazuar rezultatin me anë të Ismailit, në minutën e 85’.
Megjithatë, në skenë doli edhe njëherë Blesa në minutën e 93’.
Kështu Emmanuel Egbo e nis me fitore aventurën te Prishtina.
Prishtina pas fitores kalon në vendin e katërt me 19 pikë të grumbulluara nga 11 ndeshje.