Efi Dhedhes, një nga ish-banoret më të njohura të “Big Brother VIP”, ka shpërndarë një mesazh të fortë për ndjekësit e saj në Instagram, duke komentuar mbi deklaratat kontroverse të Jozit, banor i edicionit të katërt të këtij reality show.

Ajo ka publikuar një foto të Jozit në Instastory, ndërsa ka shtuar një mesazh të qartë, duke i bërë thirrje ndjekësve të mos i pranojnë individët me sjellje të tillë:

Meshkuj të tillë mbajini larg vetes dhe mbi të gjitha s’ka as falje, as tolerim.


Deklaratat që Jozi bëri ndaj Rozanës në një bisedë me Aldon kanë shkaktuar shumë reagime. Ai e kritikoi ashpër këngëtaren, duke e akuzuar për “stonaturë” dhe duke e quajtur një “b*ndër”, ndërsa e etiketoi si një person të pasuksesshëm, edhe pse e njeh prej vitesh.

Jozi i ka bërë komentet e tij edhe për pamjen e Rozanës, duke përmendur ndërhyrjet estetike, si ato për hundën, buzët dhe vetullat.

Ai gjithashtu e ka ofenduar duke thënë se nuk mund të krahasohej me të si këngëtare live, dhe e ka quajtur “nule” në industrinë e muzikës.

Këto fjalë kanë sjellë shumë reagime negative në media dhe nga fansat, të cilët janë solidarizuar me Rozanën, ndërsa Efi ka shprehur hapur mbështetje për të, duke denoncuar çdo formë të shfaqjeve të tilla të sjelljes së pasjellshme.