Efi Dhedhes ka qenë një banoret më të komentuara në edicionin e dytë të “Big Brother VIP”.
Ajo mori vëmendje të madhe për mënyrën se si e zhvilloi lojën brenda shtëpisë më të famshme në vend, ndërsa rivalja e saj më e madhe atë kohë ishte Olta Gixhari, me të cilën nuk ruan raporte akoma.
Madje në atë kohë , në “Fan Club” Efi ka pasur përplasje edhe me Gerta Gixharin. Mirëpo, së fundmi ajo ka habitur me një postim në “Instastory” gjatë Prime-t të fundit të “Big Brother VIP 4”.
“Nuk e prisja ta thoja, por Gerta po më pëlqen”, shkruan Efi në reagimin e saj.
Kujtojmë se Gerta është një banore shumë e komentuar e këtij edicioni, e cila tashmë është në nominim të përhershëm deri në fund të rrugëtimit të saj, si pasojë e kutisë së emergjencës që Aldo theu.